
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadores së Republikës Socialiste të Vietnamit, Sh. S. Znj. Pham Thi Thu Huong.
Gjatë takimit, Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e mira dhe tradicionale midis Shqipërisë dhe Vietnamit, që ekzistojnë prej 75 vitesh, duke theksuar nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor.
Presidenti Begaj nënvizoi gjithashtu se Shqipëria do të mirëpriste një rishikim të qëndrimit të Vietnamit lidhur me njohjen e Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, duke e konsideruar Kosovën një realitet të pakthyeshëm në Ballkanin Perëndimor.