
Policia e Elbasanit ka gjetur sot paradite një fëmijë rreth 4 vjeç, që ndodhej i vetëm dhe i pashoqëruar nga të afërm, në qendër të qytetit.
Fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet pranë ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, ku po qëndron nën kujdesin e efektivëve.
Sipas informacionit të dhënë nga vetë fëmija, babai quhet Flamur dhe nëna Vera.
Policia i bën thirrje prindërve apo kujdestarëve ligjorë të paraqiten sa më parë për të marrë në kujdes të miturin, ndërsa ka kërkuar edhe bashkëpunimin e mediave për të bërë të mundur identifikimin dhe njoftimin e familjes së fëmijës.
Çdo person që mund të ndihmojë me informacion mbi identitetin apo vendndodhjen e prindërve, mund të kontaktojë numrin e urgjencës 112 ose të paraqitet në DVP Elbasan.