Një ditë para vendimit të Gjykatës së Apelit për dosjen e njohur si “Babalja”, deputeti Ervin Salianji, i cili rrezikon dhe dënimin për këtë çështje me akuzën se ka bërë kallëzim të rrem publik për disa përgjime të drejtuesve të policisë me Fredi Alizotit.

Salianji pohoi se këto përgjime janë zyrtare të ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe sipas tij, janë të përfshirë kupola drejtuese e policisë dhe prokurori i çështjes, që kanë paguar para për dëshmitarin e rremë.

yacht hotel sarande

Ndërkohë, për të folur më shumë për këtë çështje, ai ishte i ftuar në Ditarin e Pasdites nga Bruna Çifligu në A2 CNN. Salianji tha se e gjitha po bëhet për të shmangur një dënim të ri për vëllanë e ish-ministrit Xhafaj. “Nuk ndodh që të më vendosen prangat, pasi unë jam ende me mandat dhe nuk ka asnjë mundësi. E vërteta e kësaj historie, është e konfirmuar që e gjithë infrastruktura shtetërore është vendosur për të shpëtuar nga burgu i ri vëllanë e ministrit të Brendshëm. E gjitha kjo stisje që ka të bëjë me denoncimin tim gjasme të pavërtetë bëhet për të shmangur një dënim të ri për Agron apo Geron Xhafajn, i cili lehtësohej në aktivitetin e tij të drogës nga vëllai Fatmir Xhafaj, në atë kohë ministër i Brendshëm. E gjitha është një stisje, pasi nuk është gjetur asnjë kontakt i imi me atë person”, tha Salianji në A2.

I pyetur nëse e ka menduar ndonjëherë të arratiset, ai është shprehur se bën pjesë tek ata persona që përballet. “Unë jam nga ata që përballem dhe nuk i arratisem asnjë gjëje, jo më t’i arratisem një gjëje që është e paligjshme. I gjithë diskutimi bëhet si të trembin zyrtarët e tjerë të opozitës që të mos bëjnë denoncime. Nëse do të ketë një vendimmarrje të padrejtë, do të më nxisë akoma më shumë që jo vetëm të bëjë Vettingun për gjithsecilin, por do të ketë edhe më shumë kohë për të bërë dhe shkruar më shumë kallëzime penale për funksionarët”.

Ai tregoi çdo të bëjë nëse do të dënohet. “Merakun te mandati e kanë. Nëse e mendojnë se kjo është një zgjidhje, unë do të jem në një funksion të ri në Partinë Demokratike dhe do të bëjë denoncime të përjavshme, duke e kthyer në një rubrikë më vete”, tha Salianji në A2. (A2 Televizion)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu