
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, njofton fermerët përfitues se kësti i dytë i pagesave në kuadër të Skemave Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2025 është ekzekutuar brenda datës 31 dhjetor, deri në orët e vona të ditës, në përputhje me procedurat financiare në fuqi.
Sipas njoftimit zyrtar, fondet përkatëse janë transferuar në bankat e nivelit të dytë dhe po kalohen gradualisht në llogaritë bankare të fermerëve përfitues. Pagesat po realizohen pas miratimit të Aktit Normativ nr. 11, datë 19.12.2025, të Këshilli i Ministrave, i cili parashikon ndryshime dhe shtesa në ligjin për buxhetin e vitit 2025.
Me këtë akt normativ, buxhetit të AZHBR-së i është shtuar fondi prej 1,960,406,000 lekësh, i destinuar për kryerjen e pagesave të Skemave Kombëtare të Mbështetjes, masat 1–8, për vitin 2025. Ky fond ka bërë të mundur shpërndarjen e 50% të mbetur të pagesave për fermerët aplikues.
Agjencia bën me dije se ka punuar pa ndërprerje në ditët e fundit të vitit për të garantuar realizimin e këtyre pagesave, të cilat aktualisht po kalojnë në llogaritë bankare të rreth 65 mijë fermerëve përfitues në të gjithë vendin.
Në përfundim, AZHBR falënderon fermerët për bashkëpunimin dhe durimin e treguar, duke theksuar se mbetet e angazhuar edhe në vijim për të garantuar mbështetje financiare për sektorin bujqësor dhe zhvillimin rural në Shqipëri.







