Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar vendimin për rikthimin e Erion Veliajt në detyrën e kryebashkiakut të Tiranës, duke thënë se ky është një “fitore morale” për të, por nënvizoi se mënyra e vetme reale që Veliaj mund të fitonte lirinë ishte dorëheqja.

Sipas tij, situata juridike ishte e bllokuar pikërisht për shkak të funksionit që Veliaj ende mban.

“Veliaj mund të fitonte lirinë vetëm duke dhënë dorëheqjen. Ai zgjodhi betejën. Veliaj ishte në një ngërç të madh sepse ai është kryetari i bashkisë sot dhe nuk ka gjykatës që të vendosë lirimin, sepse do ngrihet prokurori dhe do thotë ky mund ta përsërisë këtë vepër. Ky është problem. Erion Veliaj sot ka marrë një fitore morale”, deklaroi Gjokutaj.

Nga ana e tij, avokati shton se vendimi i Kushtetueses e zhvendos çështjen në fazë të re politike dhe procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu