Avokati i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, por dhe kreut të Parisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë një deklaratë për mediat sot. Gjokutaj tha se për kryedemokratin ka kërkuar pushimin e çështjes, pasi nuk ka fakte penale. Ai shtoi se kjo është një çështje e stisur, e sajuar në atë formë dhe ka të njëjtin shkak procedurial, mungesën e faktit penal.

“Ne kemi kërkuar pushimin e çështjes me të njëjtin argument, për shkak të mungesës së faktit penal. Pra nuk ka çështje. Është një çështje e stisur, e sajuar në atë formë dhe ka të njëjtin shkak procedurial, mungesën e faktit penal. Ne kemi kërkuar pushimin e çështjes, atë presim nga gjykata”, tha avokati.

Gjokutaj foli edhe për rastin e kreut të PL-së, Ilir Metës, duke theksuar se nesër do të mbahet seanca në Gjykatën e Lartë, ku sipas tij, me siguri do të ndryshojë masa e sigurisë dhe do ta nxjerrin nga burgu.

“Meta nuk ka asnjë kusht dhe kriter për tu mbajtur në atë masë izolimi. Ju e kuptoni që SPAK thotë se është në bashkëpunim me Kryemadhin, ajo në “detyrim paraqitje” dhe Meta në burg, nuk mund të ketë bashkëpunim dhe masat të jenë të kundërta. Nesër mund të ketë një ndryshim mase për Metën. Gjykata e Lartë nesër do vendosë”, tha avokati./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu