Avioni i shefes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u përball me ndërhyrje të qëllimshme në sistemin GPS ndërsa po afrohej për të zbritur në aeroportin e Plovdivit, Bullgari. Autoritetet bullgare dyshojnë se pas incidentit mund të qëndrojë Rusia.

“Konfirmojmë se ka pasur ndërhyrje GPS, por avioni u ul me siguri,” tha Arianna Podesta, zëdhënëse e Komisionit Europian. Për shkak të problemit, avioni mbajti një kohë më të gjatë në ajër, ndërsa piloti përdori hartat tradicionale për të ateruar.

Von der Leyen po vazhdon vizitën e saj katërditore në vendet e BE-së që kufizojnë me Rusinë dhe Bjellorusinë, duke përfshirë diskutime mbi sigurinë dhe mbrojtjen evropiane.

Podesta theksoi se incidenti forcon angazhimin e BE-së për rritjen e shpenzimeve në mbrojtje dhe përgatitjen e Evropës ndaj kërcënimeve të jashtme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu