Gazetarja Klodiana Lala i ka quajtur autorët e atentatit të ndodhur në Rinas, si profesionistë dhe të mirë organizuar.

Ajo u shpreh se atentati ndodhi vetëm 50 metra larg komisariatit, si dhe shumë pranë zonës VIP një zonë shumë e sigurt.

“Autorët jo amatorë. Kryen një krim në një zonë shumë të populluar ku postblloku i policisë duhet të jetë pikërisht aty, sepse është edhe zona vip, ku hyjnë personat e njohur dhe politikanët dhe konsiderohet si zonë shumë e mbrojtur.
Ajo që është më tronditës e është se pasi u krye krimi ka pasur tentativë për t’u dhënë ndihmë personave në automjet, por të shohësh polici e godet me këmbë xhamin e makinës, çka tregon si është shkretuar policia. Kërkohet një levë të hapet xhami që të hapet makina.
Komisariati i Rinasit është vetëm 50 metra nga vendngjarja”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu