
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se ka nisur procesi i largimit të automjeteve dhe materialeve të sekuestruara ndër vite, të cilat prej më shumë se tre dekadash ishin kthyer në “varreza provash” pranë bashkive të vendit.
Sipas Ramës, falë angazhimit të Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara, do t’i jepet fund grumbullimit të sasive të mëdha të automjeteve dhe materialeve të ndryshkura, që përbënin vatra ndotjeje në qendrat urbane. Hapësirat që çlirohen do t’i lënë vend gjelbërimit ose projekteve në shërbim të komunitetit.
Ai theksoi gjithashtu se automjetet ende të përdorshme do t’u kalojnë institucioneve shtetërore për të rritur eficiencën e shërbimeve publike