Policia e Tiranës ka zbardhur brenda pak orësh djegien e qëllimshme të një automjeti me vlerë rreth 100 mijë euro, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, në rrugën “Memo Meto”.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 identifikuan, kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin E. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, rreth orës 03:30 të datës 09.12.2025, ky shtetas dyshohet se ka djegur automjetin tip “Audi”, në pronësi të shtetasit J. C., 44 vjeç, për motive të dobëta.

Gjatë hetimeve u sekuestruan, me cilësinë e provës materiale, veshjet që 39-vjeçari dyshohet se mbante veshur në momentin e kryerjes së krimit. Operacioni policor u ndërmor në kuadër të operacionit të koduar “Price”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme procedurale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu