Një autobus i linjës Tiranë-Elbasan pësoi defekt në sistemin e frenimit këtë pasdite.
Siç raportuan për Albanian Insider udhëtarë të pranishëm në autobus, defekti ndodhi në dalje të tunelit në drejtim të Elbasanit.
Sipas dëshmitarëve, drejtuesi i autobusit falë eksperiencës dhe vjetërsisë në profesion shmangu katastrofën. Fatmirësisht arriti të manovrojë dhe të ndalë autobusin duke bërë një mrekulli në një rrugë me kushte të rënduara atmosferike.
Pasagjerët pritën më pas rreth gjysmë ore autobusin zëvendësues për të vazhduar rrugën drejt Elbasanit.