
Partia Laburiste e qendrës së majtë të kryeministrit Anthony Albanese parashikohej të fitonte që prej daljes së rezultatëve të para. Kjo u konfirmua nga Sky Neës Australia dhe Korporata Australiane e Transmetimeve pasi numërimi i hershëm i votave tregoi Laburistët në një pozicion të fortë.
Për procesin nuk u raportuan pretendime ndërsa pamjet e votuesve australianë bënë xhiron e rrjetit me votues të shumtë që hodhën fletën e votimit në kuti me veshje plazhi.
Kryeministri Australian Anthony Albanse siguroi fitoren për një mandate të dytë në zgjedhjet parlamentare të vendit që u mbajtën këtë të shtunë, sipas asaj që treguan projeksionet finale.
Rezultatet tregojnë se Partia Laburiste e Albanese ka përfituar nga lëkundja e ditëve të fundit tek votuesit në mbarë vendin duke triumfuar mbi rivalët e Partisë Liberal Nacionale të udhëhequr nga Peter Dutton.
Kostot e larta të jetesës, përkeqësimi i sistemit shëndetësor, rritja e kostove të strehimit dhe presidenca e paparashikueshme e presidentit Amerikan Donald Trump ishin ndër çështjet kryesore që shqetësuan popullin Australian përgjatë fushatës zgjedhore.
Ndërsa numërimi I votave vijon, mediat Australiane shkruajnë se Albanese mund të ketë nevojë për një qeveri koalicioni për të formuar shumicën qevevrisësve e cila kërkon 76 deputetë në parlament.
Të gjelbërtit dhe një sere kandidatësh të pavarur mund të luajnë një rol vendimtar në përbërjen përfundimitare të qeverisë.
Në zgjedhjet e vitit 2022 ku Albanese mori mandatin e parë të tij qeverisës duke u bërë kryeministri I 32 I Australisë votat u ndanë pothuajse në mënyrë të barabartë mes Partisë Labursite dhe Liberal Nacionalistëve. Një e treta e votave shkoi për kandiatët e pavarur dhe partite e vogla. Analistët politik thonë se ky skenar mund të përsëritet edhe këtë të shtunë me Anthony Albanesen i cili fiton zgjedhjet me një diferencë të ngushtë ndaj rivalit të tij polik Peter Duton dhe në fund do të ketë nevojë për një qeveri koalicioni.