Një i ri shqiptar është vrarë në Athinë mbrëmjen e djeshme. Policia greke gjeti 28-vjeçarin shqiptar rreth orës 22.50 të mbrëmjes, në kryqëzimin e rrugëve “Hanion” dhe “Patision” në Kipseli të Athinës.
Bëhet fjalë për 28-vjecarin Denis Loka, i cili ishte i plagosur me thikë në fyt. Menjëherë është thirrur autoambulanca e cila e transportoi drejt spitalit “Evagelismos” ku ndërroi jetë.
Brenda një ore, në stacionin e policisë së Kipselit janë paraqitur dy vëllezër, 17 dhe 19 vjec, shtetas shqiptarë me dokumente greke, të cilët kanë pranuar krimin me justifikimin se ishin dhunuar nga viktima.
Autorët janë shoqëruar në stacionin e policisë nga nëna e tyre. Ata janë kushërinjtë e viktimës, Enis Loka 17-vjec, i cili ka marrë përsipër edhe vrasjen ndërsa vëllai i tij Aleksandros Loka sipas dëshmisë së tij e ndihmoi në vrasje.
Policia greke vazhdon hetimet për ngjarjen ndërkohë që janë sekuestruar dy thika të përdorura në krim. /vizionplus.