Në Athinë u zhvillua një festë e bukur me Shoqatën e Shqiptarëve “TIRONA – Lidhja e Shqiptarëve në Greqi”, ku i pranishëm ishte edhe Drejtuesi Politik për Diasporën në Partinë Socialiste, Taulant Balla.

Në fjalën e tij, Balla uroi këtë shoqatë, duke e cilësuar si një gur të çmuar për kontributin që jep për shqiptarët.

“Është një ditë vetëm për dëfrim, ndaj gëzuar të gjithëve! Ta festojmë shoqatën më të re, sofrën tironse – një gur i çmuar në gjerdanin e shoqatave shqiptare këtu në Athinë. Urime të gjithëve!”

Megjithatë, Balla kujtoi bashkatdhetarët se, përtej festës, ata që nuk e kanë dërguar zarfin me fletëvotimin drejt Tiranës, duhet ta nisin sa më shpejt.

“Pa politikë, por ata që nuk e kanë kryer akoma detyrimin për atdheun, ta kryejnë deri të premten,” tha Balla mes shqiptarëve në Athinë.

Shoqata “Tirona” është një organizatë që bashkon shqiptarët dhe është themeluar si një hapësirë miqësie, bashkëpunimi dhe ruajtjeje të identitetit shqiptar në diasporë. Kjo shoqatë synon të promovojë vlerat dhe traditat shqiptare në komunitetin shqiptar në Greqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu