Ai është larguar menjëherë pas ngjarjes, por është filmuar nga kamera amatore, i veshur me bluzë, xhaketë dhe pantallona të zeza. Hetuesit po punojnë për ta identifikuar dhe lokalizuar, informon gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Sokol Dema.
Shkoder- Personi i tretë që ka qenë në makinën ku mbetën të vrarë Hamza Lici dhe Arlind Bushati nuk është identifikuar akoma nga Policia e Shkodrës.
Ndërkohë Report Tv dhe Shqiptarja.com siguron foton e tij.
Ai është larguar menjëherë pas ngjarjes, (atentati ndodhi rreth orës 15:50, 30 tetor 2024) por është filmuar nga kamera amatore, i veshur me bluzë, xhaketë dhe pantallona të zeza. Hetuesit po punojnë për ta identifikuar dhe lokalizuar, informon gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Sokol Dema.
Policia e Shkodrës është rikthyer sërish në skenën e krimit ku një ditë më parë, 30 tetor, u vranë në një atentat mafioz Hamza Lici, Arlind Bushati dhe një kalimtare e rastit, Flutura Basha. Deri tani, Policia e Shkodrës ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërkohë që ka marrë në vëzhgim edhe automjetin e djegur në fshatin Golem.
Policia e Shkodrës dyshon se në makinën ku ishin viktimat kanë qenë 3 persona, kjo pasi u gjetën 3 pistoleta. Personi i 3-të, mund t’i ketë shpëtuar atentatit dhe është larguar. Policia ka gjetur gjumë gjaku të cilat janë dërguar për ekspertim në laboratorin kriminalistik.
Ndërkohë në foto personi është pasi ka dalë nga makina. Duart i ka me gjak dhe në fytyrë ka njolla gjaku. /shqiptarja