
Për ngjarjen në Rinas ka reaguar dhe Partia Demokratike me anë të deputetit Klevis Balliu, i cili akuzon qeverinë dhe ministren e Brendshme, Albana Koçiu, se kjo ngjarje është provë e qartë e kolapsit të sistemit të sigurisë kombëtare dhe e dështimit të plotë të qeverisë për të garantuar rendin publik.
Deklarata e deputetit Klevis Balliu:
Një atentat mafioz, me një të vrarë dhe një të plagosur, ka ndodhur sot në mesditë në Rinas, pak metra larg aeroportit dhe komisariatit të policisë, në një pikë nevralgjike që konsiderohet ndër më të sigurtat në Shqipëri.
Ky akt kriminal i përsëritur, në territorin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit, është provë e qartë e kolapsit të sistemit të sigurisë kombëtare dhe e dështimit të plotë të qeverisë për të garantuar rendin publik.
Pak minuta pasi ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, deklaronte në Kuvend se “Shqipëria nuk ka atentate mafioze” dhe “nuk ka lidhje të krimit me Policinë e Shtetit”, ndodh pikërisht një atentat në zemër të Shqipërisë, ku vërtetohej e kundërta.
Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, kreu i një prej bandave më famëkeqe në vend, i cili mbeti viktimë e atentatit, kishte si shoqërues Muçi Shaljanin, që mbeti i plagosur. Ky i fundit, veç detyrës si shofer i bandës, mbante edhe detyrën e agjentit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pra, nëpunës i zonjës Koçiu, çka fakton edhe lidhjet e ngushta të policisë me krimin.
U plagos sot në atentatin në Rinas/ Muçi Shaljani 14 vite më parë përplasej me Sajmir Tahirin: E kujt i ha… se je deputet
Kjo përbën një mohim flagrant të realitetit dhe një përpjekje të turpshme për të fshehur dështimin e institucionit që ajo drejton.







