Gjykata e Posaçme gjeti fajtor Ramazan Rrajën dhe 4 të tjerë si bashkëpunëtor në atentatin ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja e Pëllumb Muharremit, ku mbeti i vrarë shoferi i tyre, Andi Maloku.

Dënimin më të rëndë treshja gjyqtarëve të posaçëm e dha për Ramazan Rrajën, i cili duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, do të vuaj 6 vite heqje lirie.

yacht hotel sarande

5 vite e 4 muaj burg do të vuaj i pandehuri tjetër Genti Ndërjaku, ndërsa për 3 të tjerët gjykata dha dënime më të ulëta.

Përveç atentatit të 1 nëntorit 2019, ata akuzohen edhe për episode të tjera të sigurimit të kushteve për ngjarje të pa realizuar apo edhe shkatërrim të pronës me eksploziv.

SPAK zbuloi nga komunikimet në rrjetin Sky se Ramazan Rraja, Genti Ndërjaku, Bashkim Haxhia, Endrit Sinani dhe Jualian Pjetri kishin bashkëpunuar me Palurent Dervishajn, ky i fundit në cilësinë e organizatorit dhe financuesit për të kryer atentate ndaj Arjan Ndojës, Aleksandër Lahos, Vullnet Muçës, Genci Malokut dhe Arben Mërkurit (Maneci).

Për këtë ngjarje me burgim të përjetshëm si ekzekutor është dënuar më herët Redian Rraja dhe 35 vite burg Artiol Halili.

Tv Klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu