Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ndodhur në Fier këtë të mërkurë.

Suzana Mernica, u plagos me armë zjarri nga A. Cimili, 66 vjeç dhe A. Cimili, 23 vjeç, babë e bir.

Vizion Plus mëson se autorët e shpallur në kërkim, disa muaj më parë kanë pasur një konflikt me sende të forta me djalin e të plagosurës.

Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije se sherri për motive banale ka ndodhur brenda ambienteve të një lokali në Ndermenas. Fillimisht ka nisur me sharje e fyerje për të përfunduar në përdorimin e sendeve të forta./vizion plus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu