
Ka shkuar në dy numri i viktimave nga atentati me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Shkodër.
Pas vrasjes në vendngjarje të punonjësit të IKMT-së, Armando Pali, sot ka ndërruar jetë në spital edhe një prej tre personave që mbetën të plagosur gjatë ngjarjes.
Hetimet po vijojnë, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve.
Ngjarja ka tronditur qytetin, pasi ndodhi në një zonë të frekuentuar pranë bashkisë së Shkodrës.