Një atentat me armë është regjistruar mesditën e sotme në Greqi.

Sipas informacioneve të para nga mediat greke, ngjarja ka ndodhur në qytetin Thrakomakedones, jashtë një lokali.

yacht hotel sarande

Si pasojë e të shtënave, mbeti i vrarë 1 person, ndërsa një tjetër i plagosur. Mediat greke thonë se i plagosuri në gjendje të rëndë është një shtetas shqiptar. Ndërsa për viktimën nuk ka ende informacion. Dyshohet që edhe viktima të jetë shqiptar.

Mediat të tjera greke raportojnë për dy të plagosur dhe 1 të vrarë, të gjithë shqiptarë, teksa ngjarja konsiderohet ekzekutim mafioz. Megjithatë, detajet pritet të saktësohen në vijim.

Të paqarta janë edhe rrethanat e krimit, teksa policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën dhe identifikuar autorin/ët. Paraprakisht dyshohet se viktima dhe i plagosuri u qëlluan nga një motor në lëvizje./klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu