Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me pensionistët këtë të hënë për të diskutuar në lidhje me reformën për këtë çështje. Ai hodhi akuza ndaj opozitës, për të cilët tha se dinë të bëjnë vetëm piramida.

“Këta që dëgjoni ju të të gjitha moshave që ju shfaqen nga ata që ju i dini me dhëmbë e dhëmballë me ata që janë akoma me dhëmbët e qumështit, janë të gjithë produkte të politikës së piramidave. Dinë të bëjnë vetëm piramida”, u shpreh Rama.

yacht hotel sarande

Sipas tij, qeveria vetëm në vitin 2022 ka dhënë tre bonuse përveç pensioneve. Ai ironizoi Partinë Demokratike, duke thënë se kur socialistët erdhën në pushtet e nisën këtë çështje “nga kofsha e kockës së një gjysmagjeli”.

“Ju keni qenë këtu, juve ju është bërë koka daulle kur doli dikush dhe tha do ju jap lekë të bleni një gjel deti. Se Shqipëria tha ka ndryshuar shumë dhe juve ju ka ardhur dita të hani një gjel. E kuptoni nga e kemi nisur ne? Ne e kemi nisur nga kofsha e kockës së një gjysmagjeli në 2013 për të vazhduar me disa gjëra që ne i bëjmë qysh prej vitit që kemi filluar reformën e energjisë. Ne kompensojmë çdo muaj çmimin e energjisë për pensionistët e vetmuar. Për këtë arsye për pensionistët kryefamiljarë, ose pensionistët e vetëm fatura e energjisë nuk është ajo që është për të tjerët sepse aty brenda është qeveria që paguan. Shuma totale që e mbulon qeveria është e rëndësishme”, u shpreh ai.

Sipas Ramës, tashmë është momenti kur qeveria ka filluar të shohë mundësi për situatën e pensioneve./tvklan.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu