Pas 16 muaj luftë duket se është arritur marrëveshja për armëpushim midis izraelit dhe Hamas. Associated Press shkruan se Hamasi ka pranuar propozimin e negociuar në Doha të Kataritm për armëpushim dhe lirimin e dhjetra pengjeve.
Propozimi ishte bërë nga Presidenti i SHBA Biden në muajin Maj. Marrëveshja parashikon ndalimin e luftës, lirimin e pengjeve, ndihma humanitare në Gaza
Sipas draft-marrëveshjes që është në fazën e negociatave midis Izraelit dhe Hamasit, kopjen e së cilës e ka siguruar Associated Press, Izraeli do të lirojë 50 të burgosur palestinezë për çdo grup prej 5 ushtare femra të marra peng në Gaza./shqiptarja