
Pas bisedimeve mbi luftën në Ukrainë, presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp në Alaska. Të dy liderët i përshkruan takimet si konstruktive dhe shprehën respekt reciprok.
Megjithatë, Trump theksoi se “nuk ka marrëveshje deri sa të ketë marrëveshje” dhe shtoi se së shpejti do të bëjë thirrje telefonike me NATO-n dhe autoritetet e Kievit për të diskutuar hapat e mëtejshëm.
View this post on Instagram
Konferenca vjen pas disa orësh bisedimesh private dhe është ndjekur nga një pritje e madhe e mediave dhe publikut për sinjale konkrete mbi një armëpushim në Ukrainë.