Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se asnjë deputet socialist që ka marrë të paktën një mandat nga PS nuk do të jetë pjesë e listës së mbyllur.

Rama deklaroi se kushdo prej tyre që nuk është dakord duhet të njoftojë drejtuesit politik përpara përpilimit të listës së kandidatëve për deputetë.

“Cilido dhe cilado prej jush që nuk pranon të jetë në listën e hapur, duhet tia bëj me dije drejtuesit apo drejtueses politik”, iu drejtua Kryeministri socialistëve në mbledhjen e Grupit të PS-së.

Rama theksoi se luftën duhet ta bëjnë ata që kanë më shumë eksperiencë dhe që kanë marrë më shumë nga votuesit, duke shtuar se në listën e hapur do të ketë shumë të rinj e të reja.

Ndërkohë sa u përket drejtuesve politik, kreu i qeverisë deklaroi se do të jenë pjesë e listës së mbyllur për të garantuar barazi në garë.

“Kam thënë që drejtuesit politik do të jetë në listën e hapur, por kjo do të çorodiste të gjithë procesin sepse nuk do të lejonte asnjë barazi shansesh në garë dhe nga ana tjetër nuk do të garantonte asnjë lloj drejtimi të vërtetë politik të ndeshjes nga ana jonë pasi drejtuesit politik do të ishin të fokusuar për të marrë vota për vete dhe me një status më të veçantë do të krijonin pabarazi vetvetiu dhe do të çorientohej e gjithë skuadra”, deklaroi ai.

Ndërsa shtoi se drejtuesit politikë duhet të garantojnë që të gjithë deputetët që janë në garë të kenë një hapësirë të barabartë.

 

Edi Rama: Sot ne kemi një eksperiencë që nuk e ka asnjë parti politike që është gjëja që quhet garanci, kemi një kapacitet në territor për ti dhënë shqiptarëve mundësinë për të zgjedhur një parti të re, më të renë e të gjithë atyre që janë në territor, duke votuar një parti tjetër sikur të bjerë zari 3 herë tek 6 mund të kapësh një deputet të ri. Duke votuar këtë parti mund të përfaqësohesh nga një forcë me deputetë të rinj e të reja.

Kemi bërë një organizim tërësor të PS. Nuk kemi përmbyllur akoma të gjithë procesin që do të përmbyllet në Kryesinë e PS-së, por ajo që dua të ndaj me ju “cilido dhe cilado prej jush që nuk pranon të jetë në listën e hapur, duhet tia bëj me dije drejtuesit apo drejtueses politik” parimi i listës së re do të jetë “asnjë deputet në gjininë mashkullore që ka marrë qoftë edhe një mandate nga PS nuk do të jetë në listën e mbyllur, është e drejta e kujto që nuk dëshiron të jetë në listën e hapur që të na thotë, por të na e thotë përpara që më vonë të mos na thotë nuk shkoj.

Luftën duhet ta bëjnë ata që kanë më shumë eksperiencë dhe që kanë marrë më shumë nga votuesit dhe PS-së të parët. Në listën e hapur do të ketë plot të rinj dhe të reja.

E dyta, kam thënë që drejtuesit politik do të jetë në listën e hapur, por kjo do të çorodiste të gjithë procesin sepse nuk do të lejonte asnjë barazi shansesh në garë dhe nga ana tjetër nuk do të garantonte asnjë lloj drejtimi të vërtetë politik të ndeshjes nga ana jonë pasi drejtuesit politik do të ishin të fokusuar për të marrë vota për vete dhe me një status më të veçantë do të krijonin pabarazi vetvetiu dhe do të çorientohej e gjithë skuadra. Ndërkohë që skuadrat e qarqeve duhet të jenë super kompakte dhe duhet të kenë drejtim politik.

Dhe drejtuesit politikë do të garantojnë që të gjithë deputetet dhe deputetët që janë në garë të kenë një hapësirë të barabartë. Asnjë drejtues politik natyrisht nuk besoj kurrë që mund të futet në preferenca se për kë duhet të votojnë anëtarët e PS dhe qytetarët. Kjo është e padiskutueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu