Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga Asambleja e Partisë Socialiste në Tiranë, e zhvilluar mbrëmjen e djeshme.

Kreu i Partisë Socialiste, bashkangjitur videos, shkruan: “Organizim, Angazhim, Energji fitoreje.”

yacht hotel sarande

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, njëherazi drejtuese politike e PS-së në Tiranë, Ogerta Manastirliu, ndau në rrjetet sociale detaje nga takimi, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë dhe bashkëdrejtuesi politik i PS-së në Tiranë, Erion Veliaj.

Manastirliu thekson se kjo mbledhje kishte si fokus organizimin e punës për fushatën zgjedhore të vitit 2025.

Ajo theksoi rëndësinë e fazës në të cilën ndodhet partia, duke kërkuar përkushtimin maksimal të të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të PS-së, si dhe të qytetarëve që besojnë në vizionin e Shqipërisë Europiane 2030.

“Me Kryetarin dhe Kryeministrin Edi Rama, së bashku me Erionin, në mbledhjen e zgjeruar të Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës, për organizimin e punës për fushatën zgjedhore të vitit 2025.

Jemi futur në një fazë të rëndësishme, që kërkon përkushtimin dhe angazhimin maksimal të secilit prej nesh, të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të PS-së Tiranë, si dhe të qytetarëve që besojnë në rrugën që ne kemi zgjedhur, për të çuar përpara vendin drejt zhvillimit dhe mirëqenies për të gjithë, me vizionin tonë të Shqipërisë Europiane 2030”, shkruan Manastirliu./ATSH

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu