
Sot është mbajtur Asambleja e Zakonshme e Atletikës. President u zgjodh Izmir Smajlaj, i cili ishte edhe kandidat i vetëm në garë. Më parë garonte edhe Taulant Stërmasi, i cili u tërhoq. Me pjesëmarrjen e KOKSH, ish-kampioni i Europës në atletikë mori detyrën e re.
Kjo Asamble do të mbahej disa javë më parë, por gjithçka u shty. Një vendim që erdhi për shkak se do të verifikoheshin pjesëmarrësit me të drejtë vote.