Blerina Bala, kryetare e Bashkise se Himares

Kryetarja e emëruar e Bashkisë së Himarës, Blerina Bala, një socialiste që në moshë të hershme dhe aktiviste partie gjatë gjithë kohës, u lajmërua një ditë para se ajo të dorëzonte letrën e dorëheqjes. E zgjedhur në muajin Mars me votim në Këshillin Bashkiak, Blerina Bala me një sjellje krejt të ndryshme nga ajo që jemi mësuar të shikojmë në këtë bashki, foli për shërbimet që do ti bëheshin banorëve të bashkisë Himarë por më së shumti turistëve që pritej të vinin. Por në start të turizmit ajo dha dorëheqjen. Në letrën zyrtare që I dërgoi prefektit minoritar të Vlorës, Vangjel Tavos, ajo shkruan se janë arsyet familjare që e detyruan të largohej.

Por cila është e vërteta?

yacht hotel sarande
Vangjel Tavo, Prefekt i Qarkut Vlore

Vangjel Tavo, një ish deputet socialist, e më pas i LSI ka përfaqësuar gjithmonë interesat e minoritetit grek në Dropull. Por pasi arrestimi i Fredi Belerit krijoi një problem shumë serioz në marrdhënien me Greqinë, emri i minoritarit “të dashur” për të dyja palët u lakua si një pasues i Belerit në Bashkinë e Himarës. Dhe zgjidhja u gjet. Vangjel Tavo u emërua Prefekt i Vlorës zyrtarisht dhe me një detyrë direkte të dhënë nga kryeministri Rama verbalisht për t’u kujdesur për Himarën. Në rolin e një protektori që i pëlqen edhe Athinës, Tavo është kujdesur më shumë për bashkinë e trazuar politikisht por edhe etnikisht. Ndërkohë Këshilli Bashkiak i Himarës me një votim, pa pëlqimin e deputetëve të opozitës që mbështet Belerin, zgjodhi socialisten Blerina Bala si kryebashkiake. Jo zyrtarisht thuhet se gjatë punës, mes Tavos dhe Balës ka patur shumë mosmarrëveshje. Prefekti Tavo nuk ka ndodhur që t’i ketë kthyer mbrapsht ndonjë vendim, por duket se këtu qëndron problemi. Performanca e kryebashkiakes së re dhe ankesat e banorëve të Himarës e kanë çuar në një nivel të tillë marrdhënien sa e detyruan kryebashkiaken të japë dorëheqjen. Zonja Bala thotë se iku për arsye personale. Ndërkohë burime të besueshme për aia.al tregojnë se arsyeja e vërettë është se “Bala nuk shkonte mirë më Tavon”. Vetë ish kryebashkiakja nuk pranon të komentojë këto zëra, por as vetë Prefekti Tavo që thotë se për të primare është “shërbimi ndaj komunitetit dhe ndaj pushuesve që e rrisin disa fish numrin e banorëve gjatë sezonit veror”. Me pak fjalë Bala nuk po e bënte mirë punën e saj.

Kush e zëvendëson?

Në diskutim janë dy nënkryetarë. Arqile Bollano dhe Pervin Gjikuria

Gjikuria dhe Bollano

. Por sipas Prefektit Tavo, është këshilli bashkiak i Himarës që do të marrë një vendim për zgjedhjen drejtuesit të ri të Bashkisë.

Të dy kandidatët si Bollano ashtu dhe Gjikuria janë përfaqësues të Partisë Socialiste. Socialisti Bollano, kundërshtar i Fredi Belerit, është paditur nga ky i fundit për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tender, në kohën që

Arqile Bollano mbante postin e Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Mirëmbajtjes.

 

Letra e doreheqjes se Kryetares se Bashkisë së Himarës

Të nderuar banorë të Himarës!

Të nderuar anëtar të Këshillit Bashkiak Himarë!

Letra e doreheqjes

Ndjehem e nderuar dhe e privilegjuar që mu dha mundësia të drejtoja Bashkinë Himarë për këtë periudhë aq sa të vështirë dhe të mrekullueshme për mua.

Gjatë kësaj kohe jam përpjekur të punoj me përkushtim dhe e palëkundur, për të trajtuar dhe zgjidhur çështjet që janë paraqitur para meje.

Sidoqoftë për shkaqe personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen time të plotë, me keqardhje ju njoftoj pamundësinë time për të vazhduar detyrën e Kryetares së Bashkisë Himarë që mu besua dhe nga Këshilli Bashkiak Himarë.

Me këtë letër, sot zyrtarisht paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicioni i Kryetares së Bashkisë Himarë.

Dua të shpreh falenderimet dhe mirënjohjen më të thellë stafit të Bashkisë Himarë, Këshillit Bashkiak Himarë dhe cdo banori të Himarës për mbështetjen dhe për vlerat njerëzore që kemi ndarë gjatë kësaj periudhe.

Përulësisht kërkoj të pranoni mirënjohjen time të sinqertë, për bashkëpunimin dhe për cdo gjë që kemi arritur së bashku.

Me respekt, Blerina Bala

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu