Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka vizituar bazat raketore për të inspektuar gatishmërinë e tyre për ndërmarrjen e veprimeve për “parandalim strategjik”, teksa tha se aftësitë bërthamore të Shteteve të Bashkuara janë kërcënim në rritje për shtetin e tij, raportoi media shtetërore koreanoveriore, KCNA.

Arsenali strategjik bërthamor i SHBA-së paraqet “një kërcënim gjithnjë e në rritje” për mjedisin e sigurisë të Koresë së Veriut dhe kjo gjë kërkon që Pheniani të mbajë një pozicion të rreptë kundërveprimi të forcave të saj bërthamore, citohet të ketë thënë Kim, sipas KCNA-së.

yacht hotel sarande

Koreja e Veriut është duke intensifikuar zhvillimin e raketave balistike dhe të arsenalit bërthamor, duke nxitur sanksione ndërkombëtare, dhe shteti po ashtu është duke krijuar raporte më të ngushta ushtarake me Rusinë./Rel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu