Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton finalizimin e operacionit policor të koduar “The Van”, i zhvilluar nga Sektori i Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2.

Gjatë operacionit u zbuluar një bazë ku ishte fshehur një arsenal i dyshuar për trafik armësh. Sekuestrohen 23 armë zjarri (përfshirë 5 me snajper), 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, pajisje për shpërthime në distancë, paisje për bllokimin e valëve, uniforma të ngjashme me ato të Policisë, celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Si rezultat i operacionit, u arrestua 34-vjeçari E. S., banues në Tiranë, ndërsa dy shtetas të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale janë shpallur në kërkim.

Kontrollet gjatë operacionit u zhvilluan në rrugën “Myslym Shyri”, ku u gjetën:

  • 12 pistoleta të markave Beretta, Glock, Rex Delta, Ruger-57 dhe Tanfoglio;
  • 6 armë zjarri automatike;
  • 5 armë me tytë e gjatë me shënjestër optike (si snajper);
  • 1 silenciator;
  • 17 krehra armësh;
  • Pjesë të ndryshme armësh dhe 15.000 fishekë;
  • 17 kuti me pranga të ngjashme me ato të Policisë;
  • 12 celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë;
  • Pajisje gjurmuese GPS dhe për bllokimin e valëve;
  • Pajisje për numërimin e kartëmonedhave;
  • 3 komplete uniformash të ngjashme me ato të Policisë.

Policia njofton se vijon puna për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu