Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbylljen e Tunelit të Llogarasë, me qëllim mbylljen e të gjitha punimeve të cilat mbetën pezull, për shkak të ssezonit veror.
Kujtojmë që gjatë verës Tuneli i Llogarasë u hap, dhe ndihmoi në lehtësimin e qarkullimit të mjeteve si dhe shkurtoi kohën për ata që kishin destinacion jugun e Shqipërisë.
?️Pas përfundimit të sezonit veror ku hapja e Tunelit të Llogarasë lehtësoi qarkullimin e mjeteve????si dhe shkurtoi kohën e udhëtimit ashtu siç ishte bërë me dije që në fillim, ju njoftojmë se:
Tuneli i Llogarasë, duke filluar që nga data 05.11.2024, do të jetë i mbyllur????me qëllim përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për dorëzimin e plotë të këtij projekti????
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës.