Shkëndija e Tetovës ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare. Për herë të parë në historinë e klubit, kuqezinjtë janë kualifikuar në turin e tretë të Champions League.

Pas fitores minimale në ndeshjen e parë në Shkup, Shkëndija triumfoi edhe në sfidën e kthimit ndaj FCSB-së në Rumani, me rezultatin 2-1. Latifi shënoi golin e parë në pjesën e parë, ndërsa Kristevski vulosi fitoren në minutat e fundit të takimit.

Ky kualifikim është veçanërisht i rëndësishëm, pasi Shkëndija ka siguruar të paktën fazën e grupeve të Conference League, pavarësisht rezultateve në raundet e ardhshme. Sipas rregullores, nëse eliminohet në turin e tretë të Champions League, skuadra kalon në play off të Europa League dhe nëse bie edhe aty, shkon automatikisht në grupet e Conference League.

Megjithatë, ambicia e Shkëndijës është të ecë sa më larg në këtë rrugëtim të ri europian.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu