Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fakultetin e Ekonomisë, ku përgjegjësi i departamentit të Marketingut ka goditur me grusht një pedagoge.

Shefi i Departamentit, Mirdaim Axhami është arrestuar nga policia, ndërsa blutë e Tiranës njoftojnë se 43-vjeçari ka goditur vartësen e tij, Liljana Billa. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në ambientet e Universitetit, ndërsa mediat online shkruajnë se sherri mes pedagogëve ka ndodhur teksa studentët kanë qenë duke zhvilluar një provim.

yacht hotel sarande

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Mirdaim Axhami, 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij”, njofton Policia.

Mirdaim Axhami, prej kohësh ka pasur debate dhe konflikte me Liljana Axhamin, e cila është pedagoge në departamentin e Axhamit. Konflitet mes tyre mësohet se kanë nisur për çështje inatesh dhe egosh profesionale, por që janë intensifikuar shumë në javët e fundit. Për të njëjtat arsye, rreth një javë më parë, të dy janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1, por mesa duket konflikti nuk është shuar, madje ditën e djeshme ka degraduar deri në dhunë fizike.

Billa ka qenë deputete e Partisë Demokratike në vitet 2013-2017, ndërkohë edhe Axhami është angazhuar në PD e Berishës. Axhami ka disa dalje në aktivitetet e Berishës./Shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu