Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga punonjësin e policisë në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autorstradave, pasi reultonte i shpallur në kërkim.

Bekim Sulaj u shpall në kërkim një muaj më parë, pasi përvetësonte para nga punonjësit e qarkullimit rrugor.

yacht hotel sarande

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “Arrest me burg” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit B.S., me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autorstradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Punonjësi B.S., ishte shpallur në kërkim një muaj më parë në kuadër të operacionit të koduar “Targa e huaj” ku u dokumentuan rastet e përvetësimit në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga ana e punonjësve të qarkullimit rrugor.”, njofton policia.

Ai akuzohet për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”./vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu