Shtetasi i Kosovës, Mit’hat Lozhani, ish-ushtar i UÇK-së, është arrestuar nga autoritetet serbe gjatë kalimit transit nëpër territorin e Serbisë.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij, Arianit Koci, i cili përmes rrjeteve sociale njoftoi se arrestimi ka ndodhur rreth orës 11:00.

Sipas Kocit, ky nuk është një rast i izoluar, pasi arrestimet e shtetasve të Kosovës gjatë transitit nëpër Serbi, sipas tij, po përsëriten dhe po krijojnë pasiguri reale për udhëtarët.

“Këto arrestime duhet të ndalen. Shteti i Kosovës ka obligim ta trajtojë këtë si çështje serioze të sigurisë së qytetarëve, duke kërkuar edhe ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare”, është shprehur ai.

Avokati theksoi gjithashtu se diplomacia e Kosovës duhet të reagojë fuqishëm, pa përjashtuar masa konkrete politike, përfshirë edhe mbylljen 24-orëshe të kufirit nëse arrestimet vazhdojnë.

Ndërkohë, ai shtoi se në cilësinë e avokatit po bëhet maksimumi për mbrojtjen e klientit të tij, por theksoi se garantimi i sigurisë së qytetarëve të Kosovës është përgjegjësi shtetërore, brenda dhe jashtë kufijve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu