Policia e Sarandës ka goditur një tjetër rast të vjedhjeve të pronës dhe pasurisë, duke vënë në pranga një 29-vjeçar nga Berati, i cili kishte kthyer në shënjestër automjetet e turistëve.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “The last bag”, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 29 vjeç, pasi u kap duke vjedhur para nga një automjet në lagjen nr. 1 të qytetit, më datë 19 qershor 2025.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se i riu kishte vjedhur edhe një ditë më parë, më 18 qershor, në të njëjtën lagje, një shumë prej 114 000 lekësh nga një tjetër automjet.

Sipas Policisë, 29-vjeçari kishte një modus operandi të përsëritur: synonte çantat e lëna në makinat e turistëve, duke marrë prej tyre para dhe sende me vlerë, ndërsa pjesën tjetër të bagazhit e linte pa prekur.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të tij kriminal, pasi dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në Sarandë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu