Reperi nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti, është arrestuar këtë të mërkurë në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania është ndaluar nën dyshimet për posedim të armës pa leje.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se i dyshuari është ndaluar rreth orës 15:00 në rrugën “Mehmet Isahi”.

Pas arrestimit, Kelmendi është intervistuar nga autoritetet dhe, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu