Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacioni policor i koduar “Danubi 9”, për goditjen e një rasti të tentativës për dhënie ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçar, pasi kishte strehuar në banesën e tij, 22 shtetas nga Vendet e Treta, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

yacht hotel sarande

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas kosovarë, bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohet automjeti me targa kosovare, me të cilin do të transportoheshin emigrantët.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, pas shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e DVKM Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, për një rast të tentativës për dhënie ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Danubi 9”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi A. L., 44 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh.

Ky shtetas kishte strehuar në banesën e tij, 22 shtetas nga Vendet e Treta, të cilët do t’i ndihmonte, kundrejt pagesës, që të kalonin ilegalisht kufirin.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit: A. K, 36 vjeç, S. O., 37 vjeç dhe B. S., 39 vjeç, të tre banues në Gjilan, Kosovë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Benz” me targa kosovare, që dyshohet se do përdorej për transportimin e emigrantëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu