Bruksel / 28 maj 2025 – Në vijim të operacionit të koduar “Ura”, është vënë në pranga në Belgjikë një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike.

 

Operacioni është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes FAST Albania, FAST Itali dhe FAST Belgjikë, me koordinimin e rrjetit europian ENFAST.

 

Falë shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit ndërinstitucional, autoritetet belge kanë arrestuar shtetasin Gertini Aliu, 44 vjeç, i kërkuar nga Prokuroria e Barit në Itali. Aliu akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të angazhuar në trafik ndërkombëtar të drogës. Ndaj tij, në vitin 2025, Prokuroria italiane ka lëshuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

 

Policia e Shtetit shqiptare thekson se operacioni “Ura” vijon të japë rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, në kuadër të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

 

Ky informacion publikohet nga aia.al, portali i pavarur që sjell lajme të verifikuara nga burime zyrtare dhe ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu