
Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe Fuat Damka janë arrestuar dje dhe me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së rajonit të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Dje me datë 09.02.2025 rreth orës 18:00 në Prizren është raportuar një rast “Kanosje dhe Sulm” , policia ka intervsituar të dyshuarit F.D. dhe F.D dhe viktimat si dhe jane mbledhur edhe prova dhe dëshmi tjera dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë në ndalim policor.
Fikrim Damka, është kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, e cila ka garuar në zgjedhjet parlamentare. /21Media