Moderatori i njohur dhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Meriton Mjekiqi, është arrestuar këtë të martë nga Policia e Kosovës, së bashku me vëllain e tij, Rinor Mjekiqin.

Sipas burimeve nga “Sinjali”, të dy vëllezërit janë vetëparaqitur në Stacionin Policor në Obiliq, ku janë marrë në pyetje në lidhje me një ngjarje të ndodhur më 11 korrik. Ata dyshohen se janë përfshirë në një konflikt fizik me shtetasin Egzon Grajqevci, i cili mbeti i plagosur.

Pas denoncimit të bërë nga Grajqevci, Meritoni dhe Rinori u shpallën në kërkim nga policia. Sot, pas marrjes në pyetje, Prokurori i çështjes ka urdhëruar masën e ndalimit për 48 orë ndaj tyre.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu