Policia dhe agjentët e BKH-së kanë kryer mbrëmjen e sotme kontrolle në Shijak, pas arrestimit me urdhër të SPAK të ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja.

Burime bëjnë me dije se Çyrbja momentalisht ndodhet në policinë e Durrësit, ku SPAK dhe BKH po kryen procedurat.

yacht hotel sarande

Ndërkohë, balkanweb raporton se është shpallur në kërkim edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Sipas raportimeve, socialisti dyshohet se ka qenë edhe përdorues i aplikacionit SKY ECC dhe se ka pasur aty komunikime me personazhe të botës së krimit në Durrës.

Policia e Shtetit njoftoi ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje.

Ahmet Masha, është personi i cili u arrestua mbrëmjen e kësaj të diele (20 tetor) në Durrës, bashkë me ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja.

Masha mësohet se është një person i njohur për autoritetet shqiptare dhe me precedentë penal.

Ai është arrestuar dhe dënuar nga Gjykata e Durrësit në dhjetor të vitit 2013 për kontrabandë mallrash në portin e Durrës.

Masha bashkë me një grup personash të tjerë, u arrestuan për kontrabandë nafte dhe alkooli nga Mali i Zi në Durrës, e cila kryhej nëpërmjet tri anijeve të peshkimit, pronari i njërës prej të cilave ishte vetë ai.

Sipas Policisë, tre pronarët e mjeteve të peshkimit “Rovana”, “Iliria” dhe “Ernaldo” merrnin naftë e pije alkoolike në Malin e Zi dhe i sillnin në Portin e Durrësit për t’i hedhur në treg me sasi të vogla.

Sektori Kundër Krimit Ekonomik Durrës zbuloi asokohe aktivitetin që kryhej nga tre pronarët e peshkarexhave, Zyhra Vokshi, Ahmet Masha dhe Ardian Cani, duke u finalizuar me sekuestrimin e 11 automjeteve, 3 mijë litrave naftë, 10 cisternave plastike, si dhe 110 arkave me verë.

Gjatë periudhës së hetimit është provuar se janë kontrabanduar rreth 80 mijë litra naftë. Nga grupi hetimor mësohet se nafta sigurohej në portet e Malit të Zi nga tre peshkarexha, të cilat mbushnin në kapacitet maksimal depozitat e tyre, 20 mijë litra naftë secila.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu