Ish-Presidenti i Republikës dhe njëherësh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është arrestuar sot me urdhër të SPAK, raportojnë mediet. Arrestimi u konfirmua edhe nga SPAK që shtoi se detajet do të jepen në një kohë të dytë.

Meta kishte njoftuar konferencë për mediet në orën 13:40. Mediet thonë se ai u arrestua ndërsa shkonte në selinë e partisë.

yacht hotel sarande

Meta po hetohet në SPAK për skandalin CEZ-DIA, si dhe lobimin në SHBA.

Nuk dihet ende se për cilën çështje është ekzekutuar urdhër-arresti.

Ndërkohë, ndaj Metës dhe familjes së tij ka edhe hetim pasuror. /atsh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu