Astrit Avdyli ishte në listën e top njerëzve më të kërkuar nga drejtësia shqiptare në vitin 2013, pasi rezultonte si i dënuar me 12 vite burg për vrasje.

Njoftimi i policise

yacht hotel sarande

Operacioni nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH me mbështetjen e Forcave Speciale Renea.

Operacioni në masa të larta sigurise, bazuar në inteligjencën policore për vendodhjen e një të shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kapet dhe vihet në pranga shtetasi A.A, 50 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, 50 vjeçarit ju gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Departamentin e Policisë Krimianale, bënë të mundur ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

🇦🇱 Arratia nga përballja me drejtësinë po merr përgjigjen e duhur çdo ditë. Përgëzime Drejtorisë Vendore të Policisë📍Durrës, Forcës së Posaçme Operacionale dhe RENEA🙏 për gjetjen dhe ndalimin e një shtetasi të kërkuar nga drejtësia në Shijak. Mbështetja për Policinë e Shtetit dhe rritja e bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit po konsolidon revanshin e sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu