Pas publikimit të lajmit për arrestimin e gazetares italiane Cecilia Sala, të ndaluar më 19 dhjetor në Teheran, nga Ministria e Jashtme, vijnë deklaratat dhe reagimet e para.
Gazetarja, sipas ministrit të Jashtëm Antonio Tajani, “është në gjendje të mirë shëndetësore. Do të shohim se cilat janë akuzat. Qeveria po punon me maturinë maksimale për ta rikthyer atë në Itali”.
Ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto foli gjithashtu: “Që nga dita e parë, kur mbërriti lajmi për arrestimin e papranueshëm të Cecilia Sala nga autoritetet iraniane, e gjithë qeveria, në radhë të parë kryeministrja, Giorgia Meloni dhe ministri Tajani, me veprime të nivelit të lartë politik dhe diplomatik, Italia punon pandërprerë për ta liruar atë, duke ndjekur çdo rrugë”.