
Një shtetase filipinase është arrestuar në flagrancë nga Policia në Sarandë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë të mitur gjatë kohës që punonte si pastruese në një banesë private.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë ndaluan shtetasen L. C., 46 vjeçe, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi A. D., i cili pretendon se gruaja, e punësuar si pastruese në shtëpinë e tij, ka ushtruar keqtrajtim ndaj djalit të tij të mitur.
Policia po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.