I vodhën një pushueseje nga Greqia, çantën me sende personale, vihen në pranga 2 shtetas nga Maqedonia e Veriut.
Sekuestrohen disa nga sendet e vjedhura dhe automjeti me të cilën dy autorët u larguan pas vjedhjes.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimit të një pushueseje greke, se më datë 17.08.2024, në plazhin e quajtur “Pema e Thatë”, i kishin vjedhur çantën me 2 celularë, 3 palë syze, kuletë me para dhe me sende të tjera personale, Komisariati i Policisë Sarandë ka mundësuar identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar të rastit, shtetasve D. Sh., 24 vjeç dhe S. N., 28 vjeçe, të dy banues në Maqedoninë e Veriut.
Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.