
Dy braziliane janë arrestuar në Durrës në kuadër të operacionit “Storm”. Policia e qytetit bregdetar finalizoi fazën e dhjetë të këtij aksioni që në fokus ka goditjen e prostitucionit.
“Në kuadër të operacionit u bë arrestimi i shtetaseve B. B., 24 vjeçe dhe H. D., 21 vjeçe, të dyja lindur dhe banuese në Brazil. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. M., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni””, njoftoi policia.
Dy vajzat braziliane gjatë ndërhyrjes së policisë kanë refuzuar të hapin derën e apartamentit. U desh ndërhyrja e punonjësve të zjarrfikëses që efektivët të futeshin brenda.
Nga hetimet rezultoi se dy të rejat e kishin marrë me qira apartamentin dhe e shfrytëzonin për ushtrimin e prostitucionit dhe konsumimit të lëndëve narkotike.
“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, një shumë parash në euro dhe lekë, tre aparate celularë, një bllok shënimesh, disa karta SIM, si dhe dy sasi të vogla lënde narkotike të dyshuara kanabis dhe çokollatë me përmbajtje kanabisi”, njoftoi policia.
/tvklan.







