Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është arrestuar të shtunën, më 5 korrik, në Aeroportin e Zyrihut, me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme. Mediat zvicerane raportojnë se ndaj 38-vjeçarit është kërkuar masa e paraburgimit, ndërsa ndaj tij rëndojnë disa akuza penale, të cilat nuk janë bërë ende publike në detaje.

Sipas “Watson.ch”, Noizy kishte planifikuar një performancë në ambientin “Rinora 4” në Rümlang, por arrestimi i papritur e anuloi ngjarjen. Ai numëron gati 4 milionë ndjekës në Spotify dhe mbi 2 milionë ndjekës në Instagram. Në disa raste, reperi ka performuar në skenë edhe me kryeministrin Edi Rama, përfshirë gjatë fushatës së tij zgjedhore.

Aktualisht, Noizy ndodhet ende i ndaluar në Zvicër, ndërsa nuk ka ende një vendim përfundimtar nga autoritetet. Organet ligjore vijojnë hetimet, ndërsa zbatimi i parimit të prezumimit të pafajësisë mbetet në fuqi deri në një vendim gjyqësor përfundimtar.

Ndërkohë, aktivitetet e tij muzikore janë pezulluar dhe postimet në rrjetet sociale lidhur me performancat janë fshirë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu