Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Ministria e Jashtme po komunikon vazhdimisht përmes zyrës në Serbi me të arrestuarit dhe familjarët e tyre. Ka deklaruar se Serbia po vazhdon të arrestojë njerëz të pafajshëm në baza politike.

U ka kërkuar ndërkombëtarëve për trysni ndaj Serbisë.

yacht hotel sarande

“MPJ përmes zyrës atje ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me ta dhe familjet e tyre. Nuk është asgjë e re, është vazhdimësi e politikave të mbrapshta e politike të Serbisë kundër Kosovës. Si institucione kemi qenë në vazhdimësi në komunikim, se a do lirohen kjo nuk varet prej Kosovës. Siç ka bërë në të kaluarën, ka mbajtur në burgje njerëz të pafajshëm, vazhdon. Serbia aspak nuk na befason por kërkoj nga partnerët të bëjnë trysni ndaj Serbisë të ndaloj veprimet e tilla. Kosova nuk ka bërë asnjëherë arrestime në baza politike”, ka thënë ajo në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Haxhiu foli edhe  për krimet e luftës dhe ballafaqimi me të kaluarën që mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu