
Në vijim të njoftimit të një dite më parë për dëmtimin e shtetasit R. M. gjatë punës në fabrikën e ferrokromit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë arrestuar në flagrancë tre persona për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Të arrestuarit janë:
-
F. I., 27 vjeç, inxhinier i fabrikës;
-
A. L., 58 vjeç, inxhinier mekanik;
-
M. H., 59 vjeç, brigadier.
Shtetasi R. M. ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën kujdesin e mjekëve.